Georgina Rodriguez nuk do të martohet me Cristiano Ronaldon, ose të paktën këtë shpreson nëna e futbollit, Maria Dolores. Duke iu referuar burimeve të mediave të huaja pranë familjes së portugezit, nëna e Ronaldos nuk dëshiron ta shikojë djalin e saj të martohet me modelen argjentinase.
Kjo e fundit duket se nuk ka shumë ndjenja për Ronaldon sipas Dolores dhe gjithë marrëdhënia është për çështje interesi. Rodriguez po pret prej kohësh një propozim, por duket se familja e sulmuesit të Mançester Junajtid është pengesa kryesore për një martesë të mundshme.
Dolores kohët e fundit tha se ajo shkon mirë me Xhorxhinën dhe se ajo vlerëson mbështetjen që i jep Cristiano Ronaldos.
Koha do të tregojë nëse sulmuesi i Junajtid do e dëgjojë nënën e tij. Nga kjo marrëdhënie, Ronaldo e Georgina kanë një vajzë.