08/02/2023

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, është treguar i ashpër me Kryeministrin Edi Rama, pasi ky i fundit tha se i merrte shifrat “si balonë tabake”.

Sipas Bashës këto deklarata të Ramës ishin fyerje për deputeten Jorida Tabaku. Teksa mori fjalën Basha me tone të larta i tha Ramës që të mos merrej me opozitën se ata janë gjeneratë tjetër dhe jo llum.

Është e disata herë që ky njeri vjen  këtu dhe fyen individualisht dhe në grup opozitën. Dhe, kush fyen?  Dhe kë fyen? Zonja të cilës iu referove është doktoreshë shkencash kur ti bridhje poshtë urave  të Parisit. Është specializuar në një nga 30 universitetet më të mira të botës në ekonomi, në Angli. Ku ti ofroje shërbime në Gare du nord. Po po nga ato të pataksuarat. Kujdes ku matesh me ne. Kujdes kur matesh me ne sepse ta ka thënë paraardhësi yt sesi të ka sjellë këtu. Kujdes kur matesh me ne sepse jemi gjeneratë tjetër ne.

Vijmë nga universitetet më të mira të Europës. Ajo që na ka kthyer është dëshira për ti shërbyer vendit. Nuk vijmë nga muri mbrapa i Gare du nord për ti bërë këtij vendi atë që i ke bërë ti. Gropa i Hajdin Sejdisë është simboli yt. Dhe ti je prodhimi i gropës së Hajdin Sejdisë së kësaj shoqërie në kuptimin figurativ. Prandaj, mati mirë krahasimet. I ke hip kalit të lartë me taksat, djersën dhe votat e vjedhura të shqiptarëve dhe të duket vetja kushedi se çfarë të duket. Se ata që të takojnë për protokoll nuk ti thonë ato që mendojnë.

Por, je ai që je dhe ke mbetur ai që ke qenë. Kështu që mati mirë fjalët kur i drejtohesh zonjave dhe zotërinjve të Partisë Demokratike. Sepse këto që ti thashë ti i di fare mirë dhe ti dinë dhe ata që të sollën këtu janë dhe më grafike se kaq. Kështu që fjalorin e shteruar dhe banalitetin e tepruar ruaje për shtëpinë tënde nëse me këtë edukatë je rritur dhe me këtë edukatë po rrit fëmijët e tu. Dhe mos më bëj mua të të jap kilon e plotë që ti meriton.  Mbaje gojën. Atë dëshiron ti, sepse ti je bosh, ti dëshiron që unë të merrem 20 minuta me ty sepse ti je bosh.

Ti je një 0 je një hiç. Një hiç. Të tillë të ka prodhuar vetvetja dhe kjo është taksa që paguan një shoqëri që nuk diti të ndahet tamam nga e kaluara. Ti je taksa, ti je shpagesa për makatet e etërve tanë, edhe të Partisë Demokratike për një pjesë. Tani të vijmë pak tek rrenat e tua sepse këto  nuk kanë të bëjnë thjeshtë me gënjeshtrat e përditshme që përtyp ke 8 vjet. Këto kanë të bëjnë me bukën e shqiptarëve. Kjo këtu, nëse e afron regjia jote qendrore është banka botërore. Kjo është Banka Botërore, nuk është tigri jot prej letre as rrenacakët që të bëjnë qefin“, u shpreh Basha.