Supermashtruesi Ledjan Muçaraku ka rënë pre e një mashtrimi disa muaj më parë nga një person i quajtur Renato Ç.,i cili i ishte prezantuar si polic dhe i kërkoi 2 mijë Euro për të mos e arrestuar, duke pretenduar se ndaj tij kishte 20 kallëzime.
Muçaraku bëri kallëzim ndaj Renato Ç. dhe ky i fundit u shoqërua në Policinë e Tiranës, ku kishte mohuar çdo pretendim të tij dhe faktin që kishte kërkuar 2 mijë Euro.
Por, në relacionin e Prokurorisë së Tiranës, e cila ka mbyllur hetimet për këtë rast dhe çështja është dërguar për gjykim, është zbardhur një bisedë telefonike që Ledjan Muçaraku kishte bërë me Renato Ç., ku të dy flasin për një shumë parash 2 mijë Euro për kallëzim në adresë të Muçarakut, që pas verifikimeve rezultuan se nuk ekzistonin dhe se Renato Ç. nuk është punonjës policie.
Ledjan: Mirë o vëlla, do ti bëj gati siç më the edhe do ti sjell, më kuptove.
Renato: E dëgjova çfarë të thashë apo nuk e dëgjove.
Ledjan: E dëgjova re e dëgjova për dymijë.
Renato: A bravo.
Ledjan: 2 mijë Euro, kshu dymijë Euro, se kam numrin tim, nuk përgjohet.
Renato: Mos fol shumë ore. Mirë dil tani, maro punë se do të them unë se ku
Do shkosh me taksi.
Ledjan: Jo jo do ti dorëzoj ty unë ato, jo njeriut tjetër.
Renato: Jo jo, se këtu jam dhe unë mos ki merak.
Ledjan: Jo jo se do ti dorëzoj ty lekët unë, vetëm do mi grisësh ato dokumentat, Vëlla mirë të keqen Shef mirë.
Renato: E do ti tregoj unë se do të them unë ku do të vish, more vesh.
Ledjan: Jo s’më kuptove, po them do t’i grisësh, më kuptove dmth do t’i grisësh që mos të më arrestojnë.
Renato: Po ik se do t’i tregoj unë me foto, ik.
Ledjan: Më fal se të thashë që unë varëset i kam dhuratë prandaj t’i dhashë vëllai jot.
Renato: Merri nuk i doja, të thashë hidhi në plehra.
Ledjan: Po mirë o të keqen, të lutem se do vonohem pak për lekët se po i mbledh.
Renato: Ç’a lekësh po thua o vlla.
Ledjan: Tashi po tallesh apo po bën vetë tashi,
Renato: Ore mos më fol më në telefon se.
Ledjan: Ore mos ki merak të thashë se nuk na pergjon njeri je në terezi.
Renato: Pusho po të them.
Ledjan: ore nuk na pergjon njeri të thash. Porosinë që më dhe mbrëmë unë po e kryej, ça ka ndonjë gjë të keqe.
Renato: E mirë.
Ledjan: E, këtë po të them, po e kryej, ti vetëm mos më bëj keq, hajd.
Renato: Nuk të bën njeri keq, rri i qetë.
Renato: Mos fol shumë aty ku je se të erdha të ngrita në ajër.
Ledjan: E di të arreston e di prandaj të thashë nesër do t’i sjell lekët unë nuk do ti ha asnjë kokërr leku, e dëgjove lekët do t’i sjell ditën e hënë sepse ti po bën punën unë po të jap lekët, ça ka ndonjë gjë këtu.
Renato: Dosjet do t’i djeg unë në sy tat.
Ledjan: Urdhëro, do t’i grisësh dosjet apo jo.
Renato: O, do ti jap me video ti shikosh kur të mbarojnë.
Ledjan: Okej se janë 19 apo 20 kallzime sa janë.
Renato: 20 i ke fiks një të erdhi dhe një re të vjetrat s’ka probem.
Ledjan: Po vi në ça vendi je të keqen ti sjell tani.
Renato: Ç’a ka ndodh.
Ledjan: Asgjë s’ka ndodh.
Renato: Do vish te fusha e aviacionit hajde vrap.
Ledjan: Të lutem do më grisësh dosjen se kam frikë se polici (nuk kuptohet)
Renato: Ore pusho se do ta çaj ballin pusho.
Ledjan: E di e di po të lutem më ndihmo.
Renato. Te fusha e aviacionit.
Ledjan: S’e unë nuk di se kam kallzim, por meqë më ndihmove që kam 20 kallzime.
Renato: Pusho mos fol shumë hajde te fusha aviacionit tani me vrap.
Ledjan: Urgjent po të vi o vëllai im, aman mos më arresto të lutem.
Renato: Ore nuk ke gjë ore
Ledjan: Mirë po do ta grisësh dosjen ama.
Renato: Patjetër hajde.