26/01/2023

Ish banorja e BBV, Monika Lubonja ka folur sërish për atë që ka përjetuar brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Aktorja ka qenë e ftuar së fundmi në një emision televiziv ku komentoi gjithashtu dhe ngjarjen midis Semit dhe Fifit dhe për mënyrën se si është parë nga jashtë.

Sipas Monikës, situata që ka përjetuar me artistet ka qenë trauma më e madhe që ka përjetuar pas 97-ës. “Pjesa që kam kaluar me Fifin dhe Semin, për mua ka qenë trauma më e madhe pas ’97. Kam kaluar sikletet e mia sepse dhe unë pata një divorc në ato kohë, jeta ime nuk ishte e thjeshtë.

Ishte një traumë sepse u ngritën që kjo grua po ndihmon njërën pa ditur që kjo tjetra kishte një problem. Erdhi dhe tha unë ankthin e kam hequr dhe unë tani dilja si xhandar i këtyre kur unë nuk isha kjo. Këtë gjë un e kam parë shumë keq në rrjete sociale, ku janë marrë vetëm me fjalë dhe na kanë masakruar. ”, tha ajo.