27/01/2023

Një modele dhe influencere Instagrami ka ndihmuar mamanë e saj politikane që të arratisej nga burgu, duke joshur rojen e sigurisë.

Ngjarja ka ndodhur në vitin 2019 në Kolumbi, por së fundmi janë bërë të ditura detajet lidhur me këtë arratisje teksa çështja është ende në gjykim. Modelja Aida Victoria Merlano 21 vjeç kishte vënë në zbatim planin për të shpëtuar mamanë e saj Aida Merlano Rebolledo, e cila u dënua me 15 vjet burg për mashtrim votuesish, korrupsion dhe armëmbajtje pa leje.

Mundësia për t’u arratisur, Rebolledos iu dha kur iu aprovua leja për të shkuar te dentisti. Por teksa shoqërohej nga një roje burgu dhe shoferi për tek klinika dentare, roja qëndroi jashtë dhe 38-vjeçarja në atë kohë u lejua që të hynte e vetme.

Ky ishte momenti i duhur për të vënë në zbatim planin e paramenduar.

Këtu përfshihet edhe vajza e politikanes, 21-vjeçarja Aida Victoria Merlano, e cila shfaqet në derën e klinikës dhe bisedonte me rojen duke e shpërqëndruar. Ndërsa nga ana tjetër, politikania është filmuar nga një kamera sigurie në rrugë që po zbret me çarçaf nga ballkoni i klinikës dentare. Aty e priste një motor me shofer dhe të dy u larguan.

Lajmi për arratisjen e saj u bë kryefjalë në mediat vendase, ndërsa vajza përfitoi nga situata. Një muaj më vonë u shfaq në kopertinën e një reviste duke pozuar e zhveshur dhe me pranga në duar me titullin: “Rrëfehet vajza e kongresmenes së arratisur”.

Por disa muaj pas arratisjes, politikania u kap në Venezuelë në Janar 2020. Ndërsa vajza e saj dhe dentisti u akuzuan zyrtarisht si bashkëpunëtorë të dyshuar. Këtë javë, ata deklaruan se janë të pafajshëm, por nëse shpallen fajtorë rrezikojnë disa vite burg.