4.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

“Mjekët kthehen pas specializimeve”/ Rama: Nuk ndjehen se do kapin sërish ato pincat e dashurisë shqiptaro-kineze

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ikja e mjekëve nga Shqipëria ishte pasojë e mbylljes së specializimeve për 4 vite, ndërsa shtoi se tashmë kjo është korrigjuar dhe mjekët pas specializimeve po kthehen.

Sipas Ramës ata po kthehen sepse sistemi shëndetësor është rindërtuar dhe rikonstruktuar, ndërsa shtoi se mjekët tashmë nuk ndjehen se do lënë një spital jashtë shtetit me kushte të mira për të ardhur në vendin tonë e për të kapur sërish ato pincat e dashurisë shqiptaro-kineze.

“Dua të prek çështjen e ikjes dhe të ardhjes, është një problem që e kam hasur si problem në diskutime në pjesën më të madhe të kryeministrave të BE. Jo të gjitha vendet e kanë këtë problem, por pjesa më e madhe për shkak se destinacionet e mjekëve në Europë nuk janë gjithandej janë disa, ndërsa vendet e tjera e kanë këtë problem.

Paradoksi këtu është që ndërkohë që çështja e infermierëve trajtohet si një çështje e humbur, sikur këtu është një shoqatë kasapësh, berberësh dhe bëjnë sikur japin shërbim shëndetësor, ne deri më sot nuk e kemi këtë problem, të vendeve të zbrazuara që nuk ka kush t’i mbulojë, as përsa i përket mjekëve dhe as infermierëve, për mos thënë, që kemi mjek të rinj që konkurrojnë për të mbuluar pozicione që hapen, për shkak se dikush largohet ose del në pension dhe jo të gjithë mund të hyjnë në punë në sistem

S’ka asnjë vend bosh në fakt, kriza që patëm në fazën e parë ishte pasojë e mbylljes së specializimeve. Tani kjo është tejkaluar. Është e qartë se për çfarë kthehen. Kthehen për një lidhje të caktuar me vendin, familjen dhe se sot i shohin këtu kushtet e punës me të cilat mund të bëjnë punën e tyre. Nuk ndjehen që po ikin nga një spital ku punohet me instrumente mjekësore të fjalës së fundit dhe po vijnë këtu të kapin ato pincat e dashurisë shqiptaro-kineze”, tha Rama.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com