
Sali Berisha zhvilloi “Foltoren” e radhës në Burrel.
Një anëtar i PD-së teksa mori fjalën, tregoi çfarë i kishte thënë dikur një mjek nga Gjirokastra, i cili ka qenë bashkë me Berishën në fakultet.
“E pyeta doktor Bardhyl Çuedarin nga Gjirokastra se si e njihte Sali Berishën.
Ai më tha shumë shkurt:
“Njeri shumë i mirë, burrë shumë i ndershëm…Si politikan nuk e njoh”
Por unë doktor them që ju jeni burrë shteti”, u shpreh militanti demokrat.