Milan ka gjetur Amerikën, Pulisic karikon “djallin”. Leao, derbi i parë me numrin 10

 Milan ka gjetur Amerikën, Pulisic karikon “djallin”. Leao, derbi i parë me numrin 10

Inter ka Lautaro-n, por Milan kapet fort pas “Kapiten Amerika”, është Christian Pulisic njeriu i momentin në pjesën kuqezi të Milanos. Sulmuesi i ardhur nga Chelsea është përshtatur në mënyrë perfekte me “djallin” teksa ka shënuar dy gola:

“Për mua ishte një dashuri me shikim të parë, mbi të gjitha me tifozët, nuk kam parë kurrë në jetën time një pasion kaq të madh nga ana e tifozëve, “San Siro” është i jashtëzakonshëm”.

La Gazzetta
La Gazzetta

Në intervistën e tij për La Gazzetta dello Sport, Pulisic foli për sfidën derbi: “Ne më të fortë? Ky është rasti ideal për ta zbuluar. Ata janë të fortë, është e vështirë të luash kundër tyre, mbrohen mirë dhe dalin shpejt në kundërsulm, por ëndrra ime është të shënoj gol, ose të jap një asist, mezi pres të luaj”, u shpreh Pulisic.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...
Leao
Leao

Kjo është një sfide e veçantë edhe për Rafael Leao, për herë të parë do të zbres në derbi me fanellën me numrin 10-të: “Për mua është një numër i madh, këtë numër e kanë mbajtur lojtarë të mëdhenj te Milan. Ishte momenti i duhur për të marrë këtë numër në fanellë, tani është koha të zbres në fushë dhe t’i tregoj të gjithëve se çfarë jam i aftë të bëj në fushë me këtë numër. Derbi është gjithnjë një sfidë e bukur, të dy ekipet janë të karikuara për këtë tip ndeshje, të fitojë ekipi më i mirë”, u shpreh Leao.

()

tiranaweb.al


Të ngjashme