Personi në foto është Arben Mërkuri Ismaili 48 vjeç, i njohur edhe me pseudonimin “Maneci”, të cilit mbrëmjen e sotme (18 maj) u vra në një atentat me armë zjarri në dyqanin e tij.
Mësohet se 48-vjeçari, ka qenë edhe mik me Landi Muharremin, i njohur edhe si “Rrumi i Shijakut”, i cili dyshohet se ndodhej në makinë me prokurorin Arjan Ndoja ditën që iu bë atentat pranë mbikalimit të Shkozetit në Durrës.
Po ashtu, Arben Mërkuri Ismaili 48 vjeç së bashku me Landi Muharremin dhe Skënder Krahjan në vitin 2016 kanë dhunuar biznesmenin amerikano libanez Fadi Mitri.