8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Meta dekreton pa hezitim Ramën si Kryeministër të Shqipërisë

Presidenti Ilir Meta ka dekretuar këtë të shtunë emërimin e Edi Ramës si Kryeministër të Shqipërisë.

“Në mbështetje të neneve 93 dhe 96, pika 1, të Kushtetutës, pas zhvillimit të zgjedhjeve të përgjithshme për Kuvendin e Republikës së Shqipërisë të datës 25.04.2021, rezultati përfundimtar i të cilave është shpallur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes Vendimit nr. 21, datë 13.07.2021, të Komisionit Rregullator, sot më datë 10.09.2021, në fillim të Legjislaturës së X-të, pas thirrjes dhe zhvillimit të mbledhjes së parë të Kuvendit të porsazgjedhur, sipas propozimit me nr. 216 prot., datë 2.9.2021, të Partisë Socialiste të Shqipërisë, parti kjo që rezulton se ka shumicën e vendeve në Kuvend, dekretoj:

Neni 1 Zoti Edi Rama, emërohet Kryeministër i Republikës së Shqipërisë”, thuhet në dekretin e Metës.

Rama emërohet si Kryeministër në mandatin e tretë të tij që kur e fitoi për herë të parë në vitin 2013. Një ditë mëë parë Kryeministri pranoi se do të betohet tek Presidenti Meta, edhe pse mazhoranca e tij e ka shkarkuar nga ky post.

Një ditë më parë në parlamentin e Shqipërisë u betuan deputetët e rinj dhe u zgjodh kryetarja e re e Kuvendit, që do të jetë Lindita Nikolla.

Kjo i hapi rrugë emërimit të Ramës si kryeministër dhe miratimit të re të qeverisë.

Propozimi me emrin e Ramës si kryeministër shkoi pak ditë më parë në zyrën e kreut të shtetit me firmën e Sekretarit të Përgjithshëm të PS, Damian Gjiknuri.

Meta nuk ka vonuar, por ka firmosur dekretin pikërisht në ditën e parë të mbledhjes edhe të sesionit të ri parlamentar. Nga ana tjetër, vetë kryeministri Rama ëhstë shprehur se qeveria e re do të betohet në zyrën e kreut të shtetit, pavarësisht se PS ka kërkuar dhe pret shkarkimin e tij, me argumentin e shkeljeve të rënda kushtetuese.

Tashmë pritet që Rama të dërgojë në Presidencë shkresën me emrat e ministrave të kabinetit të tij dhe më pas të bëhet edhe dekreti nga ana e Metës. Do të jetë Parlamenti që do t’i votojë dhe më pas edhe betimi i kabinetit “Rama 3”.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com