Merr flakë fusha e mbetjeve në inceneratorin e Elbasanit, forcat zjarrfikëse mbërrijnë në vendngjarje 

Pasditen e sotme ka marrë flakë landfilli i mbetjeve në Elbasan.

Sipas informacioneve, ende nuk dihen shkaqet e zjarrit, ndërsa në vendngjarje po punohet për shuarjen e flakëve.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë së bashku me ekipe të tjera për të vënë nën kontroll zjarrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *