8.5 C
Tirana
Monday, 25 October, 2021

Melania refuzoi thirrjet kundër dhunës më 6 Janar

Melania Trump refuzoi të bënte thirrje për paqe më 6 Janar të këtij viti, ditën kur mbështetësit e bashkëshortit të saj, Presidentit në detyrë në atë, kohë Donald Trump sulmuan kongresin.

Këtë e rrëfen ish-asistentja e saj në Shtëpinë e Bardhë, Stefani Grisham në një libër që pritet të publikohet më 5 Tetor, të titulluar “Tani do i përgjigjem pyetjeve tuaja”. Siç njofton “CNN” që ka siguruar paraprakisht disa pasazhe nga libri, Grisham pretendon se i kishte bërë gati një mesazh të shkruar zonjës së parë të asaj kohe.

Ajo e pyeti nëse dëshironte të shkruante në Twitter që “protestat paqësore ishin një e drejtë e çdo amerikani, por nuk kishte vend për paligjshmëri dhe dhunë”. Përgjigjja që mori nga Melania ishte “Jo” e prerë.

Ish-Zonja e Parë ndodhej në Shtëpinë e Bardhë në momentin e sulmit të mbështetësve të Trumpit në kongres, ku zyrtarizohej fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale të 3 Nëntorit, të cilat ish-Presidenti nuk i njohu me argumentimin se u manipuluan.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com