Megi Pojani sulmon Andi Bushatin: Babai i tij më ka torturuar familjen! Ishte sadist, përbindësh, gjakpirës…

Andi Bushati është një nga mbështetësit më të zjarrtë të Sali Berishës dhe Ilir Metës që prej vitit 2013. Ai madje është përfshirë edhe në betejën kundër SHBA, ambasadorëve amerikanë, apo edhe të BE-së që nuk i kanë pëlqyer dyshes së vjetër.
Por së fundmi, pra këto ditë, Andi Bushati shkroi një koment, ku mbështeti qartësisht jo kandidatin e foltores për Bashkinë Tiranë, por një tjetër,kandidat, Arlind Qorin.
Pas këtij akti të Bushatit, media e familjes Berisha ka masakruar Andi Bushatin, duke akuzuar të atin e tij, Mehdi Bushatin, të cilin e ka dekoruar Ilir Meta, kur ishte president.
Syri TV në emisionin e mëngjesit “Kafe Shqeto”, ka intervistuar moderatoren Megi Pojani, e cila ka shënjestruar keq babain e Bushatit.
Ajo foli për ‘plagën’ e saj vjetër dhe akoma të pambyllur nga komunzmi, e cila duke se u ngacmua akoma më shumë kur presidenti Meta i dha titullin ‘Kalorës i Flamurit’, Mehdi Bushatit, i cili sipas Pojanit, ka torturuar në mënyra nga më ç’njerëzoret meshkujt e familjes Pojani, gjatë vuajtjes së dënimit të tyre.
Megi tregoi se babai i saj ka qenë 17 vjet, gjyshi 24 vjet, ndërsa xhaxhai 22 vjet në burg për agjitacion dhe propagandë.
“Gjyshi dhe xhaxhai im kanë pasur kontakte të drejtpërdrejta me Mehdi Bushatin dhe ai ka qenë dy herë hetues për gjyshin tim.
Dhe ai është një sadist, përbindësh, gjakpirës, përfitonte dhe ndjente kënaqësi duke sulmuar djem të rinj dhe të pafajshëm. Gjyshi im ka pasur akoma shenja në trup nga dhuna që i ka ushtruar Mehdi Bushati.
Xhaxhai im ka qenë një nga iniciatorët e revoltës së Spaçit dhe ka pas një tjetër histori të frikshme me Mehdi Bushatin”, u shpreh ajo.
Megi gjithashtu lexoi disa rreshta nga një rrëfim i xhaxhait të saj, ku ai thoshte se Mehdi Bushati edhe e kishte kafshuar, duke e torturuar atë dhe jo vetëm.