Meghan Markle vjedh vëmendjen në ‘Invictus Games’, publiku e duartroket teksa ajo hyn

 Meghan Markle vjedh vëmendjen në ‘Invictus Games’, publiku e duartroket teksa ajo hyn

Lojërat Invictus të Princit Harry, të organizuara që nga viti 2017 për ushtarët e plagosur, u zhvilluan në Dusseldorf, me gruan e Harry, Meghan Markle që mori të gjithë vëmendjen.

Dukesha e Sussex u shfaq veçanërisht e qeshur, teksa turma brohoriste për të.

Me hyrjen e saj, turma u ngrit për t’i dhënë asaj një ovacion në këmbë, ndërsa ajo i përshëndeti, e habitur, pasi nuk e kishte pritur një pritje kaq të ngrohtë.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Meghan dukej veçanërisht e lumtur, me një buzëqeshje të madhe në fytyrë, teksa shikonte Princin Harry duke pozuar përkrah të pranishmëve. Madje, ajo nuk hezitoi të bënte selfie me publikun.

Një 28-vjeçar australian që ishte në lojëra foli për DailyMail dhe tha për Meghan Markle: Ajo ishte shumë e këndshme, më foli për fëmijët e saj dhe sa të emocionuar janë ata për Invictus, por ajo më shpjegoi se ata janë ende shumë të vegjël për të kuptuar rëndësinë e lojërave.”

()

tiranaweb.al


Të ngjashme