Megaoperacioni kombëtar anti-drogë, 5 të arrestuar edhe në Sarandë, zbardhen detajet

Një megaoperacion anti-droge i zhvilluar prej dy ditësh nga RENEA, FNSH dhe qindra forca policie nga ajri dhe toka, kanë vënë në pranga qindra persona, në disa qytete të vendit. Mësohet se ky aksion është shtrirë nga jugu në veri, ku në qytetin e Sarandës janë vënë në pranga 5 persona.
Mësohet se Policia ka sekuestruar rreth 3 kg kokainë dhe 15 kg kanabis në kryeqytet, ndërsa arrestimet janë bërë me urdhër të prokurorive të disa rretheve si Tiranë, Durrës, Fier, Elbasan.

Personat e përfshirë në këtë rrjet, shpërndanin kanabis, kokainë dhe heroinë. Ndërkohë, hetimi ka nisur muaj më parë, ku policia hetoi lidhjet e personave të arrestuar më herët për shpërndarje dhe zbuloi anëtarët e tjerë.
Mes të arrestuarve është edhe një efektiv policie, i identifikuar si Saimir Hysa, i cili është ndaluar nga AMP, si dhe perona të tjerë të identifikuar si Glidi Ballolli, Francesk Braho, Evis Duzha, Rapi Malaj, Sajmir Rexhepi, Stiven Faqolli.