• 09/06/2023

Mediu: Si jam shmangur asnjëherë gjykimit, kam kërkuar heqjen e imunitetit një ditë pas dorëheqjes

 Mediu: Si jam shmangur asnjëherë gjykimit, kam kërkuar heqjen e imunitetit një ditë pas dorëheqjes

“Kur Fatmir Mediu i është shmangur gjykimit? Kur ndodhi gjykimi kam dhënë dorëheqjen dhe kam marë përgjegjësitë e mia morale dhe kam mirëkuptuar çdolloj sjellje të familjarëve të prekur karshi meje”.

Kështu ka deklaruar Fatmir Mediu nga studio e “Të Paekspozuarit” në MCN TV teksa sqaroi se Kam heshtur përballë gjithë propogandës politike sepse nuk doja të rëndonte mbi familjet e prekura

Skam hyrë të afatetet e rihapjes së çështjes se nuk jam i fushës. Por dua të theksoj se kur Mediu i është shmangur gjykimit? Kur ndodhi shpërthimi ka dhënë dorëheqjen, mori përgjegjësinë madje duke u përballur dhe me gënjeshtrat që montoheshin për mua. Që ditën e parë të dorëheqjes time kam deklaruar se nuk njoh imunitet dhe i kam çuar letër presidentit, prokurores së përgjithshme që jam i gatshëm që në çdo kohë të pyetem. Kemi kërkuar si maxhorancë në atë kohë heqjen e imunitetit po të isha fshehur pas imunitetit do ishte më e lehtë të merrnim një vendim se sa në këto rrethana shtyrje. Kam heshtur përballë gjithë propagandës politike sepse nuk doja të rëndonte mbi familjet e prekura. Unë nuk kam penguar asnjëherë heqjen e imunitetit.

Të ngjashme