5.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

‘Më rrahën në mes të fshatit për një femër’. Zbardhet dëshmia e vrasësit të biznesmenit

Zbardhen detaje të reja nga ekzekutimi me 7 plumba i Rakip Rolit, ngjarje e ndodhur në 10 dhjetor në fshatin Sanxhak të Kurbinit. Autori kryesor i krimit, Llej Lika, ka treguar se konfliktin prej muajit korrik 2021, e ka pasur me njërin nga djemtë e Rakipit, ku shkak është bërë ngacmimi i një vajze.

Për këtë konflikt Lika dhe njëri nga vëllezërit Roli, kanë ofenduar rëndë me njëri-tjetrin. Sipas dëshmisë së 22-vjeçarit, Llej Lika, ai ka treguar se dy vëllezërit, Sokol dhe Isuf Roli, së bashku me babain e tij, Rakipin, kanë shkuar tek lokali i fshatit ku qëndronte Llej Lika me disa miq të tij, dhe të tre së bashku e kanë rrahur brutalisht dhe kërcënuar me jetë, duke i shkaktuar plagë të rënda, aq sa të riut i është dashur të marë mjekim shëndetësor në Spitalin e Traumës.

“Unë kam vepruar i vetëm dhe atë mëngjes e dija se çfarë do bëja. Babai im ka qenë në shtëpi, dhe vetëm sa më ka përcjellë në oborr, por s’ka pasur asnjë dijeni se kisha armën në makinë dhe do dilja për të vrarë Rakipin. Kam shkuar pranë banesës së tij dhe në një rrugicë jam pozicionuar për të pritur se kush do dilte nga shtëpia, Rakipi apo ndonjë nga djemtë e tij. Në momentin që nga shtëpia ka dalë Rakipi, e kam ndjekur për disa metra me makinë dhe më pas, i jam afruar duke e qëlluar”-ka treguar Llej Lika.

22-vjeçari më tej në dosjen hetimore ka pohuar se pasi ka vrarë Rakip Rolin, është larguar në një rrugicë tjetër të fshatit, duke u rrotulluar rreth vendit të krimit dhe ka dalë pikërisht tek lokali, ku Rakip Roli së bashku me dy djemtë e kanë rrahur në 8 korrik 2021, citon Oranews.

“Ika nga vendi i ngjarjes dhe kam shkuar tek lokali i fshatit ku më dhunuan dy djemtë dhe Rakip Roli. Aty kam zbritur nga makina dhe kam qëlluar një herë me breshëri, duke bërtitur me zë të lartë “…i mora hakun, vura nderin në vend…” dhe më pas jam larguar. Në ikje e sipër, rrugës kam parë shokun tim, Klajdi Gjegjaj, të cilin e kam marrë me vete dhe jam larguar në drejtim të shtëpisë së David Gegës, ku në sërën e druve kam fshehur armën e krimit”-ka treguar Lika.

Sipas këtij të fundit, Gega nuk ka dijeni se në banesën e tij kishte fshehur armën. Pavarësisht kësaj, Gega u procedua nga prokuroria në gjendje të lirë për “Dhënien ndihmë të autorit”.

Ndërsa situata e paqartë nëse kanë marrë pjesë ose jo në vrasje vijon të jetë për babain e Llej Likës, Skënder Likën dhe shokun e autorit, Klajdi Gjegjaj, i cili në kamerat e një karburanti është filmuar në makinë me Llej Likën.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com