Në natën finale të edicionit të parë të “Big Brother VIP Albania”, moderatorja e dashur për publikun, Arbana Osmani, ndau një lajm tepër të bukur të sajin me publikun.
Pas përfundimit të reality show-t, Arbana dhe Edi janë nisur me pushime, për disa ditë relaksi jashtë Shqipërisë. Pasi vizituan Parisin së bashku me stafin e “Top Channel”, dyshja udhëtoi drejt Maldiveve.
Në rrjete sociale nuk kanë munguar fotot e videon e shumta nga pushimet që na e kanë bërë zili të gjithëve, teksa Arbana na tregon vazhdimisht si e kalon ditën e saj atje me tre djemtë: Eduartin, Jonin dhe Diellin.
Megjithëse i katreguar të gjithëve që është në pritje të ëmbël, moderatorja ka preferuar edhe kësaj here të mos ndajë në rrjete sociale poza me barkun e rrumbullakosur që po i rritet dita ditës.
Mirëpo, publiku ka qenë tepër i vëmendshëm të kapë çdo detaj dhe atë që donim të shihnim, e gjetëm në një postim të Eduartit në InstaStory.
Regjisori ka filmuar partneren e tij dhe sytë na shkuan tek barku i rrumullakosur i Arbanës.