12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

‘Më në fund ai derr i ndyrë ka vdekur’, deputeti bën komentin shokues për ndarjen nga jeta të presidentit Sassoli

Një deputet i ekstremit të dhjathtë në Gjermani ka bërë një koment fyes në drejtim të presidentit të Parlamentit Evropian, David Sassoli, i cili humbi jetën si pasojë e një sëmindje të rëndë.

“Më në fund, ai derr i ndyrë ka vdekur”, ishin fjalët e eurodeputetit Nicolaus Fest, i cili e ndau bisedën me anëtarët e tjerë të partisë.

“Një antidemokrat, një turp për çdo parlamentar”, vijon mesazhi i tij. Pasi komentet e tij u bënë publike, Fest postoi në Facebook në përpjekje për të justifikuar fjalët e tij, por nuk kërkoi ndjesë.

Kujtojmë që Sassoli u nda nga jeta të martën në moshën 65-vjeçare, ku për lajmin e hidhur shprehën keqardhje dhe ngushëllime një sërë liderësh evropian. Duket se AfD mban të tjera qëndrime, të paktën privatisht, duke mos treguar respekt as për një njeri të vdekur.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com