“Më mirë të jesh i tradhtuar”/ Meta: Tradhtarin kushdo e përdor, por askush s’e do!

Pasditen e sotme presidenti Ilir Meta ka përcjellë një mesazh në rrjete sociale, ku shprehet se asnjëherë nuk do t’i tradhtojë përkrahësit e tij shqiptarë. Në mesazhin e tij presidenti thekson se mirë të jesh i tradhtuar, se sa të jesh tradhtar. Këtë të fundit, Meta thekson se kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do.
“Kurrë nuk do t’i tradhtoj përkrahësit e mi dhe shqiptarët. Më mirë të jesh i tradhtuar, se sa të jesh tradhtar. Tradhtarin kushdo mund ta përdorë, por askush nuk e do”, shkruan Meta.
Që pas distancimit të kreut të PD Lulzim Basha nga Sali Berisha pas shpalljes së këtij të fundit “non grata” nga SHBA, presidenti Ilir Meta është pozicionuar krah ish-kryeministrit. Madje nuk kanë munguar as akuzat e ashpra në distancë me kreun e PD. Nga ana tjetër LSI dhe grupi i Berishës kanë lidhur koalicion për të hyrë bashkë në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit në 6 bashki të vendit.