Mbyllen zyrat e Hipotekave, shërbimet online

 Mbyllen zyrat e Hipotekave, shërbimet online

Nga Fieri, Kryeministri Edi Rama vuri theksin edhe një herë se Kadastra është turpi i qeverisë së tij, për pasojë ka paralajmëruar ndryshime drastike. Ai tha se shumë shpejt do të mbyllet çdo derë e Kadastrës dhe të gjitha shërbimet do të merren online, pa pasur nevojë për të kontaktuar me punonjës të institucionit. Një mënyrë e tillë, për kreun e qeverisë, do të shmangte korrupsionin dhe shkeljet e ligjit.

“Do e bëjmë shumë shpejt, do mbyllim dyert e Kadastrave, duhet të mjaftojë që aplikimi të bëhet online dhe ta marrin po online shërbimin që kërkojnë brenda afatit, pa pasur nevojë për të takuar njeri dhe pa qenë në dorën e një regjistruesi, brenda qershorit do bëjmë dhe prezantimin dhe do veprojmë shumë shpejt, për t’ua hequr njerëzve këtë barrë”, tha Rama.

Këtë ndryshim Rama e nisi duke ndryshuar drejtuesit. Në mars të këtij viti, Rama shkarkoi Artan Lamen dhe vendosi në krye të Kadastrës Dallëndyshe Bicin.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Të ngjashme