08/02/2023

Zgjidhni se cili do jetojë. Është kjo zgjedhja në të cilën ka vendosur Altin Dardha, i njohur për vrasjet në qytetin e Beratit, dy vëllezër, pasi babai i tyre e kishte plagosur dhe i kishte lënë pasoja në njërin prej syve.

“Historia e vëllezërve ka këtë, në ’95, babai atyre, që këta (Altin Dardha me grupin e tij) dolën natën ta grabisnin, i qëlloi me çifte dhe i nxorri syrin Altinit. Ai nuk e harronte këtë.

Plagën më të madhe të jetës kishte këtë që ishte qorr tashmë.

Në ’97 kur bëhet “mbret” i Beratit dikush i thotë që ata dy djemtë që të vranë me çifte sot i ke në pazar. Kishin dalë të shisnin presh sepse në fshat ku ishin ngujuar kishin ngelur pa bukë.

Ai vete i merr të dy, i çon tek ullinjtë nën kala ku i vriste viktimat e veta dhe u thotë shumë i qetë që unë njërin nga ju kam vendosur të vras dhe zgjidheni me njëri-tjetrin se kush do vdesë”, tha gazetari Ferdinand Dervishi në emisionin “Opinion”.

Gazetari u shpreh se vëllezërit e zgjodhën shumë shpejt dhe “Duhet të jetonte ai më i riu”.