Mbledhja e Kuvendit Kombëtar, Paloka propozon zgjidhjen si mund të verifikohen formularët

Kreu i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Edi Paloka, ka propozuar sot një zgjidhje të mundshme për zgjidhjen e ngërçit lidhur me formularët për mbledhjen e Kuvendit Kombëtar.
Paloka në një prononcim për mediat ka thënë se nga të dyja palët mund të caktohet një person që të shkojnë në zyrën e tij dhe të verifikojnë një nga një të gjithë formularët.
“Unë propozoj palëve një zgjidhje që të ishte shteruese. Statuti nuk parashikon asnjë procedurë dhe palët nuk kanë besim tek njëri-tjetri. Unë do të propozuar që të vendosin nga një person nga të dyja palët, mund të ishte Ivi Kaso dhe Ervin Minarolli.
Unë po bëj këto propozime, por mund të jenë të tjerë. Të vijnë në zyrën time me listat e delegatëve, të marrin formularët një e nga një dhe të ecim me këtë proces, me sulme ndaj njëri-tjetrin, me dyshime. Nëse palët nuk e pranojnë zgjidhjen do të thotë që nuk e duan zgjidhjen”, tha ai.