15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Mbledhja e Grupit Parlamentar, zbulohet plani i PD për seancën e nesërme

Partia Demokratike nuk do të bojkotojë seancën e nesërme plenare. Burime për mediat bëjnë me dije se në mbledhjen e zhvilluar mbrëmjen e sotme me deputetët, Lulzim Basha ka kërkuar që nesër të gjithë të shfrytëzojnë kohën e tyre për debat.

Në një diskutim që zgjati rreth 60 minuta në selinë blu, mësohet se deputetët kanë vendosur që të flasin për tri çështje kryesore, siç është pandemia e Covid-19, tërmeti dhe kriminaliteti në vend.

Nesër pritet që të ketë një seancë maratonë në Kuvend, ku do të prezantohet kabineti qeveritar dhe programi qeverisës për 4 vitet e ardhshme.

Kryeministri Edi Rama në programin e tij e ka vënë theksin në 5 pika kryesore, ku ndër të tjera bëjnë pjesë turizmi dhe ekonomia.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com