13.5 C
Tirana
Thursday, 2 December, 2021

Mbetjet, Rama paralajmëron kryetarët e bashkive: Do përfundoni në prokurori, institucionin do ta administrojë qeveria

Kryeministri Edi Rama ka paralajmëruar krerët e bashkive se nëse nuk pastrojnë zonat që administrojnë do të përfundojnë në prokurori.

Gjatë një takimi me fokus menaxhimin e mbetjeve, Rama tha se nëse bashkitë nuk administrojnë si duhet mbetjet, do të jetë qeveria ajo që do të vendosë sanksione deri në marrjen e bashkisë në administrim. Sipas kreut të qeverisë, fjalët po mbarojnë dhe tashmë ka ardhur koha për veprim.

Ne do vendosim një buxhet të caktuar për buxhetin. Do e ndajmë barrën, por nëse kryetarët e bashkive të tjera nuk bëjnë atë që ka bërë bashkia e Lezhës, problemi nuk do të zgjidhet. Një nga plazhet më të bukura në Himarë janë bërë fotografi ku pushuesit dhe kuajt rrinin bashkë. Kope me kuaj. As për të larguar një kope kuajsh nga plazhi, ose për ta kthyer në një atraksion turistik, mund të rrinte kopeja me kuaj duke i vendosur një gardh.

 Dhe njerëzit të befasoheshin. Ne do të bashkëpunojmë ngushtësisht me ju për këtë. Fjalët po shterojnë dhe ligji parashikon shumë qartë që kryetarët e bashkive janë përgjegjës dhe bashkitë sanksionohen për veprime të kësaj natyre dhe ne do të ecim dhe me sanksione, deri në marrjen në administrim të bashkisë dhe me çuarjen e kryetarit të bashkisë në prokurori. Ky do të jetë fundi i përbashkët me partnerët, nëse Shqipëria në sezonin e ardhshëm të jetë shembull i pastërtisë”, tha Rama.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com