Mbështetëse e Shqipërisë në rrugën e integrimit/ Danimarka nis Presidencën e BE pas Polonisë

Deri më 31 dhjetor, Danimarka do të përcaktojë axhendën për organet politike të BE-së dhe do të sigurojë funksionimin e tyre.

Ursula von der Leyen postoi një video duke përshëndetur ngrohtësisht fillimin:

“Një mirëseardhje shumë e ngrohtë Danimarkës. Me pragmatizmin dhe lidershipin danez, Evropa është në duar të sigurta”, shkruan Presidentja e Komisionit Evropian.

Danimarka renditet tek vendet që e mbështesin Shqipërinë në rrugën e integrimit për anëtarësimin në BE. Në muaj Mars, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen e shprehu këtë në kraha të kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama, ku tha ndër të tjera se do të punojë që mes dy vendeve, të rritet bashkëpunimi në arkitekturë, turizëm dhe rindërtim.

Më 1 janar 2026, Presidenca e Këshillit të BE-së do t’i kalojë Qipros.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *