15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Mbappe fut në sherr PSG dhe Real Madrid, Leonardo akuza të forta, largimi i “gjelit” sjell efekt domino në merkato

Kylian Mbappe ka qenë është dhe mbetet emri më i nxehtë në tregun e transferimeve që nga dita kur Real Madrid vendosi të futet mes tij dhe PSG. Florentino Perez insiston për të pasur gjelin më të famshëm në Madrid dhe po bën gjithçka për t’ia arritur këtij qëllimi madje sipas Leonardos duke kaluar çdo limit etik dhe profesional: “Oferta zyrtare e Real Madrid është shumë larg asaj që në dëshirojmë për Kylian. Nuk dua të konfirmojë shifra por është mbi 160 milion euro, por është më pak sa ne investuam për të në 2017”, u shpreh drejtori sportiv i PSG duke shtuar:

“Ofertës së tyre i jemi përgjigjur me një “Jo” me zë të lartë dhe nuk parashikojmë më të flasim me ta, nuk kemi marrë më një ofertë të re. Kjo ofertë shtatë ditë përpara fundit të merkatos duket si një strategji nga ana e Real Madrid, për të marrë një “Jo” nga ne në mënyrë që ta marrin falas sezonin e ardhshëm. Prej dy sezonesh Real ka një sjellje jo të hijshme, jo korrekte dhe jo ligjore, kjo është e pa pranueshme”, u shpreh Leonardo.

Largimi ose jo i Mbappe pritet të ketë një efekt domino në këto orë të fundit të merkatos. Nëse francezi transferohet në Madrid, sipas mediave franceze, PSG mund të tentojnë Robert Lewandowski, pasi Ronaldo duket se po shkon drejt një finalizimi të marrëveshjes me Man.City. Me Levën me valixhe në duar, Bayern Munich pritet të paguaj klauzolën e largimit për të bërë për vete Erling Haaland.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com