12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Masakra me tre të vrarë në Kosovë, mediat publikojnë fotot e dy prej të arrestuarve

Mediat kosovare kanë publikuar fotot e dy prej personave të arrestuar mbrëmjen e djeshme, që dyshohet të jenë të përfshirë në vrasjen e tre personave në Gllogjan.

Tre të arrestuarit dyshohet se kanë lidhje me vrasjen e shoferit Gani Gjokaj dhe dy nxënësve Genta Mustafaj dhe Ledion Hamzaj në Gllogjan. Dyshohen se motivet e këtij sulmi lidhen me një rast të vetëvrasjes së një vajze nga Gllogjani.

Sipas familjes së vajzës së vetëvrarë arsyeja e kësaj vetëvrasje është shoferi i autobusit, Gani Gjokaj.

Ndërkohë, lajmin e arrestimit të tre personave në Deçan e ka konfirmuar Prokuroria e Shtetit në një konferencë për mediat.

“Pas ndodhjes së rastit kemi filluar hetimet intensive me ndihmën e Prokurorisë së Shtetit. Pas punës intensive janë arrestuar tre persona me dyshimin se kishin kryer veprën penale të vrasjes së rëndë. Prokuroria i ka ndaluar për 48 orë”, ka thënë kryeprokori Agim Kurtmehaj.

“Nuk mund të japim informata të tjera që do të mund ta dëmtonin procesin e hetimeve. Ne si Prokurori zotohemi se edhe pas arrestimit të tyre, do të vazhdojmë me intensitet të shtuar për ta ndriçuar këtë rast deri në fund. Për shkak të ndjeshmërisë së çështjes, nuk mund të marrim pyetje”, tha Kurtmehaj.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com