Marrin fund ditët me temperatura përvëluese

Ditët me temperaturë përveluese ku termometri kapërceu vlerat e 40 gradëve nuk do të përsëriten më. Sinoptikanët parashikojnë që muaji Gusht të jetë i nxehtë deri në fund të tij, por jo me temperatura ekstreme.
Java e tretë e Gushtit pritet të sjellë uljen më të madhe të temperaturave dhe pak rreshje shiu.
Sinoptikanët thonë se përgjatë dy jave të fundit të Gushtit, parametri i erës nuk do të jetë më problematik edhe pse herë pas here do të ketë forcim të saj gjatë mesditës.