Mariah Carey arrin të fitojë çmimin e madh ‘Diamond Award’

“All I want for Christmas is you” është kënga e parë festive që merr këtë çmim
Hiti i Krishtlindjeve i Mariah Carey i vitit 1994 “All I want for Christmas is you” vazhdon të jetë një nga këngët më të dëgjuara.
Ajo është bërë kënga e parë festive që ka marrë cmimin e njohur ‘Diamond Award’.
Këngëtarja e ndau lajmin përmes një postimi në Instagram ku tregonte se mbante çmimin Diamond.
“Diamantet janë miku më i mirë i një vajze”, shkroi Carey poshtë fotos .
Për të fituar çmimin, kënga duhej të kishte mbi 10 milionë shitje dhe transmetime.
Kujtojmë se këngëtarja 52-vjeçare, Mariah Carey ka publikuar këngën e saj të re “Fall in Love at Christmas”.
Një bashkëpunim ky me muzikantët Khalid dhe Kirk Franklin.