17.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Makinat plot me drogë, pranga 5 djemve shqiptarë dhe një vajze greke në Kostur

Një operacion anti-drogë I zhvilluar në kufi me Shqipërinë, nga policia greke ka cuar në pranga 5 të rinjë shqiptare dhe një vajze greke.

Shqiptarët e arrestuar janë të moshës nga 29-33 vjeç ndërsa shtetesja greke është e moshës 32 vjece.

Ata u prangosën në Kostur, operacion gjatë të cilit u sekuestruan 65 kg marijuana.

Mjeti në të cilin u kap lënda narkotike drejtohej nga një 29-vjeçar shqiptar. Droga ishte futur në 4 çanta që përmbanin 62 pako me 63 kg 850 gram marijuanë, 1 kg 441 gram hashash e llojit çokollatë, 168 gram vaj hashashi. Aty pranë u ndaluan edhe dy mjete të tjera ku ndodheshin 4 shqiptarë dhe shtetasja greke. Ata ruanin territorin dhe mbikqyrnin rrugën.

Në banesën e 29-vjeçarit që drejtonte mjetin, u gjetën dhe sekuestruan edhe 200 gram marijuanë.

Po ashtu bëhet e ditur se u sekuestruan edhe 3 automjete, 9 celularë me 9 karta SIM dhe 1300 euro.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com