• 10/06/2023

Lutja e 11 vjeçarit nga Saranda për ndihmë: Kam kancer që përhapet në gjitha organet e trupit me shpejtësi, duhet të kurohem në Turqi

 Lutja e 11 vjeçarit nga Saranda për ndihmë: Kam kancer që përhapet në gjitha organet e trupit me shpejtësi, duhet të kurohem në Turqi

Personi që shihni në foto është Reneo Kordha një 11-vjeçar nga qyteti i Sarandës i cili vuan nga një sëmundje e rrallë.

11-vjeçari vuan nga sëmundja e quajtur Hotgin Lenfona Noduler Skelerzon, një lloja kanceri i cili përhapet me një shpejtësi në të gjitha organet e trupit.

Një sëmundje e trashëgueshme nga e cila ka humbur jetën dhe babai i 11-vjeçarit 5 vite më parë, kur Reneo ishte vetëm 6-vjeç.

Familja e 11-vjeçarit, e cila gjendet në vështirësi të madhe ekonomike, apelon për ndihmë për të bërë të mundur kurimin e djalit të vogël në Turqi.

Kosotoja e kurimit është e papërballueshme për familjen, e cila ka hapur një gofoundme me shpresën që do të gjejë solidarizimin e nevojshëm që 11-vjeçari të mos ketë fatin e babait të tij.

Për t’i ardhur në ndihmë, bashkohuni me thirrjen të hapur nga familja:

https://www.gofundme.com/f/help-reneo-survive-cancer…

Të ngjashme