Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka shkuar në Prokurorinë e Posaçme lidhur me hetimin që po zhvillohet nga prokurorët belgë për dosjen e “Toyota Yaris” për 3.4 milionë Euro.
Klan News raporton se Basha është marrë në pyetje nga prokurorët belgë të cilët kanë mbërritur në Tiranë prej disa ditësh dhe po hetojnë për këtë çështje.
Kujtojmë se ka qenë Lulzim Basha ai që denoncoi 3.4 milionë Eurot të fshehura brenda makinave Toyota Yaris përpara se të mbërrinin në Portin e Durrësit në Qershor 2018. Shumat e parave ishin nisur nga Belgjika.
Kryedemokrati do të dëshmojë përpara prokurorëve belgë për faktin se si ka qenë në dijeni për 3.4 milionë Eurot përpara se të mbërrinin në vendin tonë.