01/02/2023

Gjatë fjalës së tij në foltoren e Kuvendit, kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka folur për inceneratorët dhe ka drejtuar akuza ndaj kryeministrit Rama dhe gjithë qeverisë.

Lulzim Basha: Problemi kryesor mbetet korrupsioni. Në fakt nëse do të kishit një fije ndershmëri, nëse nuk do ta përcaktonit veten tuaj si skllevër. 430 milionë euro minimum afera e inceratorëve. Ditë pas ditë shqiptarët po dëgjojnë faktet si ka ndodhur kjo vjedhje. Faktet si ka ndodhur vjedhja, po dalin para syve, si është ndërtuar skema, si është strukturuar skema e vjedhjes që përfshin ministritë kryesore dhe kryeministrin. Komisioni po nxjerr si Rama nuk po lan duart, duke bërë kurban ministra, të cilët do përballen me ligjin. Koka e këtij korrupsioni është koka e qeverisë, është Edi Rama. Asgjë nuk ka ndodhur dhe nuk do të kishte ndodhur pa miratimin e tij. Kjo është dhe arsyeja pse Rama e mbylli komisionin dhe u rihap pas këmbënguljes së opozitës dhe ndërkombëtarëve. Prej 2018, shqiptarët paguajë 29 euro për ton. 10 mijë euro në muaj është rroga e njërit prej deputetëve nga inceneratorët e paguar me paratë e shqiptarëve. Kanë ndërtuiar një skemë për të përfituar pagesa gjigande. Ditën e dytë patëm të tjera dëshmi, se si çdo punë e inceratorëve është bërë duke përfituar miliona euro.