Lulzim Basha ndan lajmin e hidhur: Me trishtim u njoftova se…

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të simbolit të qëndresës antikomuniste, Qani Sadiku.
“Me trishtim mora lajmin e ndarjes së parakohshme të z. Qani Sadiku, legjendë e qëndresës antikomuniste brenda dhe jashtë burgut politik të diktaturës.
Ngushëllimet më të ndjera familjarëve, miqve dhe bashkëvuajtësve për këtë humbje. U prehtë në paqe e i paharruar kujtimi i tij!”, shprehet Lulzim Basha.
Qani Sadiku (me origjinë nga fshati Markat i Sarandës) ishte një nga simbolet e qëndresës antikomuniste, i cili ka vuajtur 20 vite në kampet dhe burgjet e regjimit komunistit.
Qani Sadiku është vlerësuar nga presidenti Ilir Meta, me titullin “Kalorës i Urdhrit të Skënderbeut” për qëndresën heroike që i ka bërë diktaturës.