“Luli e Izeti, dëshmitarë të krimeve të Saliut”, vargjet e Dukës: Drejtësia e re i ka të hapura petët e lakrorit

Nga ARBEN DUKA
Po hiqen përditë,
petët e lakrorit,
Luli po i nxjerr,
pisllëqet Doktorrrit!
Ka ca kohë që Luli,
nuk po bën më gjumë,
nga të gjithë për Salën,
ai di më shumë!
Më në fund po thotë,
disa të vërteta,
si minojnë Reformën,
Berisha dhe Meta!
Kjo dihet në fakt,
Është thënë qindra herë,
po kur e thotë Basha,
merr një tjetër vlerë!
Sala thotë “akuza,
ndaj meje nuk ka”,
Je deri në grykë,
more qerrata!
Sigurisht nuk ke,
një akuzë “të shkruar”,
se ish’ Drejtësia,
gjithë e korruptuar!
Vrave në janar,
s’tu dridh dora fare,
në Gërdec ke kryer,
Vjedhje familjare!
Flet për Amerikën,
Vetëm “të vërteta”,
Ndaj i the Izetit,
t’u hidhte raketa
Në DITA me të,
t’u bë autopsia,
Dëshmitar më hekur,
Nuk gjen Drejtësia!
S’e dimë pse ka ngecur,
Gjyqi i Haxhisë,
ka qenë më i afërt
njeri i Salisë!
Po krimet t’i di,
dhe shoku Lulzim,
Ia dorëzoi DASH-i,
krejt në mirëbesim!