08/02/2023

Pas akuzave të vendeve perëndimore për çështjen e refugjatëve, presidenti i Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko iu është drejtuar me një ton të ashpër krerëve evropianë.

Në një intervistë të transmetuar në televizionin shtetëror bjellorus, Lukashenko akuzon BE-në se po zhvillon një “luftë hibride”:

“Ju bastardë, të çmendur, doni t’ju mbroj nga emigrantët?”, u shpreh ai.

Polonia paralajmëron për një përshkallëzim të mundshëm të armatosur në kufirin e saj me Bjellorusinë, ndërsa mijëra emigrantë përpiqen të kalojnë kufirin për të hyrë në Bashkimin Evropian. Qeveria polake akuzon Bjellorusinë se po i drejton emigrantët drejt kufirit.

Ndërkohë, kryetarja e Komisionit, Ursula von der Leyen, udhëheqja e Polonisë dhe Lituanisë kanë akuzuar Bjellorusinë se dëshiron të krijojë trazira në Europë.