01/02/2023

Xhonatan Islami është një nga banorët e rinj që iu bashkua shtëpisë së “Big Brother Vip” “prime-in” e së martës së kaluar.

Mirëpo eksperienca e tij në këtë reality-show nuk ka nisur me këmbë të mbarë dhe kjo për “faj” të vetë Xhonatanit. Ky i fundit me t’u futur në “BBV” ndau informacione nga jashtë me Oltën, gjë e cila është kategorikisht e palejuar.

Për këtë prime-in e mbrëmshëm ai u dënua nga “Vëllai i Madh” duke dalë automatikisht në nominim. Mirëpo ky vendim iu komunikua vetëm atij në dhomën e rrëfimit.

Së fundmi, Luizi ka biseduar me banorët duke u shprehur se është i sigurt se Xhoni është në nominim gjithashtu.

Ai u shpreh se këtë mendim ia përforcon fakti se mes banorëve, vetëm tre prej tyre dolën në nominim, më pak javët e shkuara.

“Xhoni unë e kam me jetë që është në nominim. Këtë i kanë thënë thjesht nuk na e kanë thënë ne. Se unë bëra habi çne tre veta në nominim”. “E ka vendosur vëllai i madh direkt. Ka shkelje të rëndë. Hollë hollë ai është për eleminim. E meritoi shansin. Në nominim”, deklaroi ai.

Kujtojmë që Luiz Ejlli është i nominuar këtë javë, së bashku me Efin, Armaldon dhe Xhonatanin dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë mbrëmjen e të shtunës.