Lufta në Ukrainë, sulmet ruse vrasin dy të moshuar dhe plagosin tre të tjerë në Donetsk

Dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë mbetën të plagosur nga sulmet ruse në Donetsk të Ukrainës.
Lajmi është konfirmuar nga zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në një postim në platformën Telegram.
“Një 84-vjeçare dhe një 71-vjeçar humbën jetën nga një predhë ruse që goditi shtëpinë e tyre. Po ashtu mbetën të plagosur edhe tre civilë të tjerë. Të lënduarit u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor”, ka shkruar zyra e Prokurorit të Përgjithshëm në Telegram.

Gjatë muajve të fundit, Donetsk është kthyer një nga qytetet më të përgjakura në Ukrainë nga trupat ruse.
()