Nga Arben Duka
A mund të na thotë,
Gazmend Bardhi ziu,
që “iku me turp”,
drejtor Ard Veliu?!
Nuk duhet ta hapte,
hiç atë kamare,
se ky ngriti grupet
paramilitare!
Dihet kush e shkrepi,
në mes Elbasanit,
Por në fakt është Gazi,
vrasës i Xhuvanit!
Gazi kacagjel,
që fryhet tani,
Duhet që të ishte,
me kohë në qeli!
Për Ardi Veliun,
unë kam fjalë të mira,
drejtoi Policinë,
në kohë të vështira!
SHQUPI mbasi dogji,
mandat – deputetin,
me zjarr, molotovë,
e sulmoi shtetin!
Ne pamë tek policët
kulmin e durimit,
kur gurët si breshër,
mb koka u binin!
Llumnajës i prije,
Ti edhe Monika,
kjo është e vërteta
O Gazi me pika!
Veliu punoi,
der ditën e fundit,
me “kandilin” Çuçi,
ja futi katundit!
Ministri i Brendshëm,
ka shumë rëndësi,
mos thotë metafora,
kur kuptimin s’di!
Policia s’varet
Vetëm nga drejtori,
duhet punë perfekte,
nga i gjithë motori!
Krimin ky sistem,
E ka fuqizuar,
goditet por kurrë,
nuk është asgjësuar!
Sistem – kapitali,
armik i njerzimit,
i ka trimëruar,
figurat e krimit!
Ende FBI-ja,
lufton kundër tij,
si mundet ta mposhti,
jona Shqipëri?!