20.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Liverpool triumfon mes emocioneve ndaj Milanit, Interi mposhtet nga Real, PSG ngec në Belgjikë

Liverpooli ka mposhtur Milanin 3-2 në një ndeshje dramatike në “Anfield”, ndaj kuqezinjve që u rikthye në këtë kompeticion pas 7 viteve mungesë.

“The Reds” e nisën ndeshjen me një ritëm tejet të lartë, i papërballueshëm për Milanin dhe arritën të kalojnë në avantazh pas vetëm 9 minutash me një autogol të Tomorit. Më pas, Salah humbi një 11-metërsh, ndërsa në fundin e pjesës së parë erdhi edhe surpriza. Milani shënoi dy herë duke kaluar në avantazh, me autorë Rebic dhe Diaz. Ndërkohë, pjesa e dytë filloi menjëherë me gol, ku realizoi Salah, ndërsa dominimi i Liverpool vazhdoi, Henderson shënoi edhe golin e tretë për anglezët. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi, Atletico Madrid-Porto, dy skuadrat ndanë nga një pikë.

Ndërkohë, Interi edhe pse zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë në San Siro, ra në fund ndaj Realit të Madridit. Në minutën e 89 të ndeshjes, Rodrygo vendosi fitoren e madrilenëve. Në takimin tjetër të grupit, Sheriff Tiraspol fitoi 2-0 ndaj Shakhtar.

Surpriza më e madhe e mbrëmjes në Champions League erdhi nga Belgjika. Club Brugge ndali yjet e PSG, në një barazim 1-1. Edhe pse Neymar, Mbappe e Messi ishin për herë të parë së bashku në fushën e lojës, asnjëri prej tyre nuk arrijë të shënojë.

Një ndër pretendentët për të fituar këtë sezon trofeun, Manchester City, u befasua nga Leipzig në Angli, pasi gjermanët realizuan 3 herë, megjithatë të besuarit e Guardiola-s ishin të shkëlqyer në fazën ofesive duke arritur të shënojnë plotë 6 gola.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com