LIVE/ Barazimi nuk zgjat shumë, Zvicra kalon sërish në epërsi, autogol i Rrahmanit (VIDEO)

Kosova 1-2 Zvicra
Kosova dhe Zvicra po përballen në kuadër të kualifikueseve të Euro 2024, në një sfidë emocionuese. Pak minuta më parë janë publikuar edhe formacionet, me trajnerin Gliha dhe homologun Yakin që kanë ndarë mendjen për rreshtimet.
Në “Fadil Vokrri” për “Helvetët” luajnë titullarë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri. Dardanët i besojnë Alitit dhe Rrahmanit qëndren e mbrojtjes, ndërsa nga krahët janë Paqarada dhe i zakonshmi Vojvoda. Mesfusha është e pasur në organikë me Bernard Berishën, Fazlijin, Loshajn dhe Valon Berishën, sakaq në sulm spikasin Rashica dhe Muriqi.

Kosova: Muric, Vojvoda, Rrahmani, Aliti, Paqarada, Fazliji, Loshaj, V. Berisha, B. Berisha, Rashica, Muriqi.
Zvicra: Sommer, Fernandes, Akanji, Zakaria, Amdouni, Freuler, Xhaka, Rodriguez, Vargas, Schar, Shaqiri.
Minutë pas minute:
79- Zvicra sërish në epërsi. Autogol i Rrahmanit.
65- Gol. Kosova barazon me Muriqin. Sulmuesi gjen golin pas shumë mundësive.
62- Nuk ndryshon rezultati në Kosovë, pavarësisht rasteve.
60 – Ermal Krasniqi kaloi mirë kundërshtarin, krosoi në zonë, por Muriqi gjuajti me kokë mbi portë.
46- Nis pjesa e dytë.
45- Mbyllet fraksioni.
30- Muriqi godet me kokë, sfera shkon jashtë. Ndërkohë probleme për Schar, i vjen në ndihmë stafi mjekësor!
26- Kosova rrit presionin, por nuk gjen hapësira. Zvicra kompakte.
16- Kosova i afrohet golit. Rashica pason te Berisha i cili nuk tregohet i saktë. Gjithsesi, arbitri e konsideron aksionin Offside.
14- Gol Zvicra. Ekipi i Yakin zhbllokon takimin me Freuler. Kosova e pëson pas vetëm çerek ore lojë.
9- Provon Shaqiri, por goditja ndalet nga portieri. Minuta të qeta.
1- Nis ndeshja.

()