LIVE/ Bajrami provon nga distanca, Shqipëria kontrollon lojën ndaj Polonisë (VIDEO)

 LIVE/ Bajrami provon nga distanca, Shqipëria kontrollon lojën ndaj Polonisë (VIDEO)

Shqipëria 2-0 Polonia (Kualifikuese Euro 2024, Air Albania)

Shqipëria kërkon një rezultat pozitiv ndaj Polonisë në orën 20.45. Për takimin kualifikues të Euro 2024 që po të luhet në “Air Albania” trajnerët Sylvinho dhe homologu Fernando Santos kanë shuar të gjitha dyshimet, duke vendosur kështu për titullarët.

Deri në këto momente Shqipëria po fiton 2-0 falë golit fantastik të Jasir Asanit, pas një koordinimi perfekt në minutë ne 38-të, për të mos i lënë asnjë shans portierit Szczesny, ndërsa daku dyfishoi në minutën e 60-të.

KUSH DUHET TA DREJTOJË PARTINË DEMOKRATIKE?

View Results

Loading ... Loading ...

Shqipëria: Strakosha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Asllani, Ramadani; Asani, Bajrami, Uzuni; Cikalleshi. Trajner: Sylvinho

Polonia: Szczesny, Kaminski, Bednarek, Kedziora, Cash, Zielinski, Kiwior, Szymanski, Krychowiak, Lewandowski, Bereszynski. Trajner: Santos

Minutë pas minute:

63- Bajrami nga goditja e dënimit vendos në provë Szczesnyn, asgjë serioze.

60- Gol. Daku realizon pas dy minutash lojë dhe shpërthen në lot.

 

58- Një kros interesant për Kaminskin, i cili gjuajti lehtë me kokë. Topi kontrollohet me qetësi nga Strakosha. Karton i verdhë për Krychowiak pas një faulli në mesfushë. Largohet Cikalleshi dhe Uzuni, futen Daku dhe Seferi.

55- Godet Lewandowski nga distanca, por bllokohet topi. Më pas, edhe Krychowiak provon ta zgjidhë vetë, por s’ia del.

53- Krosim i rrezikshëm në zonën shqiptare, por largohet topi. Shqipëria e mbyllur prapa, preferon kundërsulmin.

46- Nis pjesa e dytë.

45- Mbyllet fraksioni.

38- GOOL. Jasir Asani zhbllokon ndeshjen me një gol fantastik nga distanca. Festë e madhe në “Air Albania”.

 

27- Ushtron presion konstant Polonia, sidomos nga krahët. Grushton Strakosha, largon Uzuni.

21-  Polonia realizon me Kiwior. Goli vjen pas zhvillimit të një goditje standarte. Lojtari polak u gjend në vendin dhe kohën e duhur. Goli kontrollohet nga VAR dhe akordohet Offside.

 

 

19- Rast ideal për kuqezinjtë. Bajrami fut një top tokazi në zonë, poraskush nuk e mbërrin.

15- Nuk ka raste konkrete, Skuadra ruhen shumë në prapavijë.

993d4e68 9d1c 4c60 9cba 0b3af656ae49
993d4e68 9d1c 4c60 9cba 0b3af656ae49

7- Prova e parë serioze vjen nga Zielinski. Gjithsesi, Strakosha ka në kontroll sferën.

 

1- Nis ndeshja.

Shënim: Ka flakadanë të hedhur në fushë. Lojtarët përpiqen të qetësojnë tifozët. Gjithsesi ndeshja rifilloi pas disa sekondash.

 

()

tiranaweb.al


Të ngjashme