4.5 C
Tirana
Thursday, 27 January, 2022

Listë e re me politikanët e biznesmenë non-grata, SHBA paralajmëron: Kush e ka radhën pas Berishës?

Shqipëria pritet të ketë një listë të re me zyrtarë, politikanë dhe biznesmenë non-grata që pritet të shpallen nga Departamenti Amerikan i Shtetit. Kjo është bërë e ditur në takimin që zëvendësndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar në takimin me kryetarin e PD-së, Lulzim Basha.

Zyrtari i Lartë i DASH ka dhënë mesazhe të rëndësishme sa i takon strategjisë së SHBA në luftën ndaj korrupsionit. Mësohet që Escobar ka paralajmëruar se do të ketë sërish vendime për të shpallur ‘non grata’ persona të tjerë në radhët e politikës shqiptare, përpos atyre që janë shpallur tashmë.

“SHBA do të punojnë me institucionet shqiptare për të identifikuar biznesmenët që kanë vënë pasuri duke u ndihmuar nga politikanë të korruptuar”, mësohet se është biseduar në takimin mes Escobar dhe Bashës.

Tashmë DASH po ndërmerr hapin e dytë pas shpalljes në maj të Sali Berisha dhe pjesëtarëve të familjes së tij si “non-grata”. Por kësaj here kush do ta ketë radhën?

Qeveria amerikane po zbaton urdhrin e nxjerrë nga presidenti amerikan Joe Biden për të ndëshkuar të korruptuar dhe ndëshkuar korrupsionin, duke e cilësuar si një kancer.

Ardhja e zyrtarit të lartë të DASH, të emisarit të Biden për Ballkan, mbartte mesazhi jo vetëm për paralajmëruar demokratët se PD-ja nuk ka të ardhme me Berishën si kryetar i kësaj, duke i dhënë mbështetje Bashës, që e cilësoi si lider të opozitës, por edhe se shpejti do të ketë një listë të dytë të personave “non-grata”.

Lëvizja amerikane është pjesë e një mbështetje të fortë për Ballkanin për ta çliruar nga korrupsioni. Dje ishte vendimi i fundit ku shënjestëroi grupin e afaristit serb Zvonko Veselinoviç në veri të Kosovës.

TË NGJASHME

TË FUNDIT