Ministria e Evropës dhe Punëve të Jashtme e Shqipërisë ka reaguar lidhur me publikimin e ambasadës ruse për pjesëmarrjen e shtetasve shqiptarë në luftë në krah të Ukrainës.
‘Nuk ka lista për mercenarët ndaj ngrihet pyetja: Se ku i siguroi Rusia këto lista?! Diversion i njohur i Rusisë, asnjë shtet nuk ka lista’, citohet të thotë MEPJ.
Sipas ambasadës ruse, nga fillimi i luftës deri më tani janë vrarë 42 shtetas shqiptarë nga 150 që sipas saj kanë shkuar për të luftuar.
Por ky pretendim hidhet poshtë nga Shqipëria.