27/01/2023

Blogerja e njohur, Sarah Berisha, ka fituar mjaft famë nga pjesëmarrja në reality show-n “Big Brother VIP”. Këtë fakt e pranon edhe vetë ajo, e cila në një intervistë është shprehur se ia ka “pa hajrin 99%”.

Ndërsa duke folur për raportin me Dj PM, me të cilin u njoh dhe u lidh brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, ajo është shprehur se kanë zënka si çdo çift.

Sarah ka shtuar më pas se për një kohë të gjatë nuk e mendojnë bashkëjetesën, fejesën apo martesën.

“Të jem realiste jemi siç mund të jetë një çift, ka ato luhatjet e veta. Një herë jemi shumë mirë, një herë zihemi, ka ditë që mund të mos flasim për disa orë, sepse vaj askush nuk shkon. Nëse ka një çift që shkon shumë mirë mendoi që nuk ka as dashuri, as xhelozi, duhen edhe këto gjëra. Jemi mirë, kalojmë shumë kohë me njëri-tjetrin, të gjithë na pyesin si ia bëjmë me pjesën e distancës pasi PM jeton në Prishtinë dhe unë në Tiranë, nuk e ndjejmë fare sepse ai vjen shpesh në Tiranë. Pjesërisht jemi mirë.

Kam takuar vetëm mamanë dhe motrën e tij të madhe, ka shkuar mirë takimi me to. Mendoj që lidhja jonë ka nisur pas Big Brother. Kemi diku dy muaj që po e përjetojmë lidhjen jashtë kamerave, jashtë syrit të publikut dhe është shumë herët për të folur për bashkëjetesë, për fejesë, martesë, për fëmijë. Këto pyetje mua më duken pak të tepërta, nuk i kemi diskutuar dhe është shumë e larg kjo pjesa”, tha Sarah Berisha.