15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

LGBT: Të jesh gay në Afganistan të vrasin edhe familjarët

Ndërkohë që e gjithë bota i ka dhënë hapësirë situatës së vështirë të qindra dhe mijëra familjeve në Afganistan dhe përkeqësimit të gjendjes së femrave, BBC ka sjellë dëshminë e një djali gay, të cilin e ka pagëzuar me pseudonimin Abdyl.

Ai tregon se para se të vinin talebanët, jeta në Afganistan ishte në rrezik, nëse do të kishte treguar preferencat seksuale njeriut të gabuar. Mund të përfundonte në burg, sipas ligjeve afgane, por tani që erdhën talebanët “të vrasin në vend” ka treguar ai.

Dihet se ata zbatojnë ligjin shahria në formën më të rreptë të tij dhe homoseksualiteti është i ndaluar. Ndëshkimi është vdekja.

Herën e fundit që ata ishin në pushtet në Afganistan, Abdyli 21-vjeçar nuk kishte lindur.

“Kam dëgjuar prindërit dhe më të moshuarit, tregon ai, kemi parë edhe filma. Tani është sikur jemi brenda një filmi”.

Këtë javë, Abdyli thotë se supozohej të bënte provimet e universitetit, më parë dilte për drekë më shokët, madje kishte edhe një të dashur që e kishte njohur në një pishinë.

Sot, për të katërtën ditë radhazi është mbyllur brenda në shtëpi. Talebanët janë në rrugë

“Edhe kur shoh ndonjë taleban nga dritarja, kam frikë. Më dridhet trupi sapo I shoh. Po vrasin civilë. Nuk e di nëse do kem guxim të flas ndonjëherë në sy të atyre” tregon ai. “Të jesh gay në Afganistan, nuk ia thua dot as shokëve, as familjarëve. Nëse ia them të afërmve të mi, ndoshta do më rrahin, ndoshta do më vrasin”.

Por megjithëse e fshihte orientimin e tij seksual Abdyl tha se kishte një jetë.

“Jam në depresion. Më vjen t’i jap fund çdo gjëje. Nuk dua të jetoj kështu. Talebanët, edhe nëse e pranojnë një grua në qeveri, në shkolla, nuk do ta pranojnë kurrë një LGBT.”

Ndërsa flet për mijëra njerëz që largohen, ai shpjegon.

“Mos i shikoni si të çmendur. Nuk janë të çmendur. Ata kanë biznese këtu. Kanë punët e tyre. Kanë pasur një jetë të mirë. Nuk janë të çmendur që të shkojnë të kapen pas rrotave të avionit, duke vdekur aty. Ata e dinë se nuk janë më të sigurtë në shtëpitë e tyre” thotë Abdyl për BBC.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com