12.5 C
Tirana
Monday, 17 January, 2022

Lefter Koka ‘i merr mbrojtjen’ Fatos Nanos, ja se çfarë pritet të ndodhë sot

Ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka do të mësojë sot nga Gjykata e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit masën e arrestit.

Koka do të mungojë sot, por mësohet  se ai do të përfaqësohet nga avokati Fatmir Braka, i cili njihet si avokati i ish-Kryeministrit Fatos Nano.

Kujtojmë se Koka u vu në pranga ditën e djeshme bashkë me dy persona të tjerë pasi akuzohet për shpërdorim detyre, pastrim parash dhe korrupsion me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ai u prangos në shtëpinë e tij në Durrës dhe me duar në xhepa e pa pranga u filmua teksa futej në Drejtorinë e Policisë në Tiranë.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com