15.5 C
Tirana
Saturday, 23 October, 2021

Largohet nga Kabuli avioni i fundit amerikan, merr fund prezenca 20-vjeçare e SHBA në Afganistan

Mbrëmjen e 30 Gushtit është larguar nga Kabuli avioni i fundit amerikan, duke përmbyllur kështu procesin e evakuimeve pas marrjes së kontrollit në vend nga talebanët.

Afati i fundit i evakuimeve nga Afganistani është 31 Gushti, por mesa duket amerikanët e kanë përmbyllur këtë proces më përpara.

Pentagoni ka njoftuar zyrtarisht se avioni i fundit amerikan është larguar sonte nga Kabuli, duke shënuar kështu fundin e pranisë 20-vjeçare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Afganistan.

Gjenerali amerikan McKenzie thotë se në 5 avionët e fundit të larguar nga Kabuli nuk kishte asnjë shtetas amerikan. Këta të fundit ishte evakuuar nga vendi rreth 12 orë më parë.

TË NGJASHME

TË FUNDIT

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com