27/01/2023

Në media dhe rrjete u përhap lajmi se Florian binaj la ‘Portokallinë’ për t’u bërë kryetar partie.

Aktori ka marrë pjesë në protestat mbi rritjen e çmimit të naftës në Shqipëri.

Këto aludime janë hedhur poshtë nga vetë aktori, i cili i mohoi të gjitha thashathemet se ai do hynte në politikë.

Binaj ka postuar gjithashtu një ‘story’ në llogarinë e tij të “Instagram” ku i është drejtuar të gjithëve ta kontakojnë personalisht, para se “të besojnë lajmet e portaleve”.

“Shoh lloj lloj port’halesh që shkruajnë që e kam lënë Portokallinë për t’u bërë kryetar partie…

Të dadhur miq dhe mikesha, e para, flini të qetë se po të ishte e vërtetë, do jua thoja vetë, s’kam pasur kurrë frikë të them atë që mendoj!

E dyta, arsyeja përse këto port’hale bëjnë tituj të tillë, është që ju të hyni brenda dhe mes rreshtave që lexoni, të shikoni reklamat të cilat sponsorizojnë këto port’hale! (Punë klikimesh)

E treta, nëse doni të dini të vërtetën mbi mua, merreni vesh lajmin nga Instagrami im, aty ku buron, jo aty ku kundërrmon!

Faleminderit!”- shkruan ai.